Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se Forum Teatër, ishte aktiviteti i cili u organizua në shënjim të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, përcjell InLajmi.
Haxhiu u shpreh se rrëfimi i rrugëtimit të disa grave, sfidat me të cilat janë përballur, sollën plot emocion, dhimbje dhe frymëzim.
Tutje tha se bota është e mbushur plot histori të padëgjuar të grave që suksesshëm ia kanë dalur të ballafaqohen kundrejt çdo lloj vështirësie. Bota duhet t’i dëgjojë dhe të kuptojë padrejtësinë që iu bëhet grave përmes barrës së paracaktuar nga mendësia patriarkale nga shoqëria apo nga institucionet.
Ministrja u shpreh se të gjithë meritojmë një jetë me trajtim të barabartë, bota është e të gjithëve dhe për të gjithë.
Postimi i plotë i saj:
Forum Teatër, ishte aktiviteti i cili u organizua në shënjim të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave.
Rrëfimi i rrugëtimit të disa grave, sfidat me të cilat janë përballur, sollën plot emocion, dhimbje dhe frymëzim.
Bota është e mbushur plot histori të padëgjuar të grave që suksesshëm ia kanë dalur të ballafaqohen kundrejt çdo lloj vështirësie. Bota duhet t’i dëgjojë dhe të kuptojë padrejtësinë që iu bëhet grave përmes barrës së paracaktuar nga mendësia patriarkale nga shoqëria apo nga institucionet.
Të gjithë meritojmë një jetë me trajtim të barabartë.
Bota është e të gjithëve dhe për të gjithë. /InLajmi/