Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, aktivistja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, thotë se gratë duhet takuar që ato të fuqizohen në shoqëri.
Ajo thotë se deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ata që mund të bëjnë më shumë në këtë drejtim, sikurse edhe qeveria.
“Deputetë e deputete, kryeministri dhe ministrat, duhet me qenë, mendoj unë, të parët sa i përket emancipimit shoqëror. I takon deputetit që kam marrë mandat politik. Ata e kanë për detyrë që t’i shtyjnë çështjet përpara”, ka thënë Rrusta në Info Magazine në Klan Kosova.
Ajo ka cekur se për Ligjin për Shëndetin Riprodhues qeveria është duke heshtur.