Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është emëruar këshilltar i jashtëm i kryeministrit Albin Kurti në kuadër të Grupit Ballkanik për Politika.
Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar drejtori Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti.
“Po është këshilltar i jashtëm si shumë të tjerë që kemi nëpër institucione”, tha Rashiti
Gazeta online për këtë çështje i ka shkruar edhe Zyrës së kryeministrit, mirëpo deri më tani nuk ka marrë një përgjigje.
Në gusht të vitit të kaluar, Mehaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i tij duke e arsyetuar atë me “shkaqe familjare”. Ai u pasua nga ministri aktual, Ejup Maqedonci.
Ditë më parë, ish-ministri Mehaj ka pranuar “Medaljen për Shërbim të Shquar”, nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.