Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se 8 Marsi mbetet përjetsisht një ditë e rëndësishme për të kujtuar kontributin dhe sakrificën e grave për gjatë historisë, kudo në botë, përcjell InLajmi.
Ajo tha se ndër shekuj gratë kanë luftuar për të drejta themelore të tyre, përfshirë të drejtën për votë, arsimim, punë, dhe për të qenë të barabartë para ligjit. Nëpërmjet lëvizjeve të ndryshme shoqërore, politike dhe kulturore, gratë janë ngritur kundër diskriminimit dhe përfaqësimit të tyre në shoqëri.
Tutje u shpreh se ngritja e tyre krahas burrave ka përmbysur regjime të diktaturave, e kanë çliruar popujt e tyre kundër kolonialistëve.
Ministrja theksoi se roli i gruas ka qenë përherë i shumfisht. Nga angazhimi i detyrave familjare deri tek vetmohimi për avancimin e të drejtave dhe lirive.
Ajo tha se do të përpiqen përherë, drejt barazisë, për një jetë të dinjitetshme, kundër dhunës dhe kundër stereotipeve patriarkale që diferencojnë rolin dhe të drejtat e grave në shoqëri.
Postimi i plotë i saj:
8 Marsi mbetet përjetsisht një ditë e rëndësishme për të kujtuar kontributin dhe sakrificën e grave për gjatë historisë, kudo në botë.
Ndër shekuj gratë kanë luftuar për të drejta themelore të tyre, përfshirë të drejtën për votë, arsimim, punë, dhe për të qenë të barabartë para ligjit. Nëpërmjet lëvizjeve të ndryshme shoqërore, politike dhe kulturore, gratë janë ngritur kundër diskriminimit dhe përfaqësimit të tyre në shoqëri.
Ngritja e tyre krahas burrave ka përmbysur regjime të diktaturave, e kanë çliruar popujt e tyre kundër kolonialistëve.
Përkundër gjithë sakrificës dhe përpjekjeve të pashterrshme, pozita e gruas ende nuk është në nivelin e dëshirueshëm, atë të barazisë.
Roli i saj ka qenë përherë i shumfisht. Nga angazhimi i detyrave familjare deri tek vetmohimi për avancimin e të drejtave dhe lirive.
Do të përpiqemi përherë, drejt barazisë, për një jetë të dinjitetshme, kundër dhunës dhe kundër stereotipeve patriarkale që diferencojnë rolin dhe të drejtat e grave në shoqëri.
Të gjitha vajzave dhe grave, urime 8 Marsi! /InLajmi/