Pep Guardiola është shprehur i lumtur me kualifikimin e skuadrës së tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa ka treguar se cilat skuadra i sheh konkurrent për të fituar trofeun.
Manchester City fitoi ndaj Copenhagen me rezultat 3-1 në ndeshjen e 2-të të fazës së 1/8-tës, duke shënuar 3 gola si në 7-të ndeshjet e mëparshme.
Pas ndeshjes, trajneri Guardiola ka folur për fitoren, kalimin në çerekfinale dhe kundërshtarët në garën për trofeun e Ligës së Kampionëve.
“Ishte e vështirë t’i sulmoje sepse janë të organizuar mirë, luajnë 4 ose 5 në prapavijë. Ata luajtën kundër United, Bayern Munich dhe Galatasaray dhe u kualifikuan. Ata janë një kundërshtar i vështirë”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Kandidatura për titull? Ne jemi një skuadër që besojmë se mund ta fitojmë. Jemi në garë me Real Madridin dhe Bayernin”.
“Rivali në çerekfinale? Nuk e di se me kë do të përballemi, është çështje pritjeje dhe shikimi. E rëndësishme është që jemi këtu në çerekfinale për 7-të vite rresht. Jemi tepër të lumtur që jemi janë ende në të gjitha garat”, shkruan Telegrafi.
“Për ne është një ëndërr të jemi këtu tani. Ua them lojtarëve. Ndoshta nuk mjafton për ty, por mua sa herë kaloj frazën e grupeve them Wow! Ju nuk e dini sa e vështirë është, sa e komplikuar është”, përfundoi trajneri i Cityt.