Një banesë në Orikum është përfshirë nga flakët, në orët e vona të pasdites, duke bërë që banorët e pallatit të dalin me shpejtësi për të mos rrezikuar jetën e tyre.
Menjëherë është lajmëruar zjarrfikësja e Vlorës ku ka mbërritur një automjet e disa punonjës dhe pas disa minutash ka mundur të vendosë flakët në kontroll.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar gjithashtu në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe policia bashkë me grupin hetimor, shkruan A2CNN.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Në banesë ka dëme të shumta materiale.