Policia e Kosovës ka gjetur 5 zolla të mërkurën në afërsi të Manastirit të Banjskës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e e veriut, Veton Elshani.
“Janë gjetur 5 zolla, ka mundësi që janë nga sulmi i fundit i 24 shtatorit”, tha shkurt Elshani për tëvë1.
Pas sulmit në Banjskë, Policia e Kosovës kishte konfiskuar një arsenal armësh në Manastrin e Banjëskës ku ishin të vendosur grupi terrorist, që kreu sulmin më 24 shtator të vitit të kaluar ku mbeti i vratë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.