Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin e Belgjikës Gregoire Cuvelier, përcjellë InLajmi.
Haradinaj tha se Belgjika si shtet mik i ka qëndruar përkrah Kosovës dhe se jemi të përkushtuar për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat.
Ai shtoi se në këtë takim me ambasadorin kanë biseduar për zhvillimet politike në vend dhe ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit belg.
Postimi i plotë i tij:
Belgjika si shtet mik, gjithmonë i qëndroi përkrah Kosovës dhe ne jemi të përkushtuar që ta fuqizojmë këtë miqësi përmes marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat.
Në takimin që pata me z. Gregoire Cuvelier, ambasador i Belgjikës në Kosovë, biseduam për zhvillimet politike në vend. Me këtë rast, shpreha falënderimin ndaj ambasadorit Cuvelier për përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të shtetit belg, si dhe kërkova që kjo mbështetje të vazhdohet edhe më tutje në përkushtimin tonë për të qenë pjesë e familjes së madhe Evropiane dhe anëtare e NATO-s./Inlajmi/