Ylli i Malishevës, Drilon Hazrollaj, do ta veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës në futboll.
20-vjeçari është ftuar nga përzgjedhësi i ri i “Dardanëve”, Franco Foda, për 2 ndeshjet miqësore të muajit mars, ndaj Armenisë dhe Hungarisë.
“Dueli Sportiv”, mëson se Hazrollaj ka vendosur që të luajë për Kosovën.
Ai ka qenë në mes të 2 “zjarreve”, pasi për të është interesuar edhe Kombëtarja e Shqipërisë.
Zbulohet se Hazrollaj në fund e ka dëgjuar zemrën, e cila i ka rrahur më fortë për vendin e tij të lindjes, Kosovën.
Sulmuesi i krahut ka shënuar 15 gola këtë edicion me Malishevën në elitën e futbollit kosovar, kurse në të gjitha garat ka 17 gola e 9-të asistime në 24 ndeshje.
Për të është raportuar se ka ofertë zyrtare nga një klub nga Rusia e cila është 1.7 milionë euro, shkruan Dukagjini.
Vera pritet të jetë e nxehtë, me Hazrollajn që sipas të gjitha gjasave do të transferohet në ndonjë klub të madh evropian, e Malisheva pritet të marrë miliona nga shitja e tij.