Kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se secili anëtar i familjes Jashari , u bë fanar shprese në luftën e përgjakshme për çlirim, përcjell InLajmi.
Memi tha se Me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Drenicës, fjalët qëndresë, sakrificë, guxim e krenari, morën kuptimin e vërtetë.
Për 3 ditë familja Jashari ktheu çdo gur të Prekazit në monumente të lavdisë që do të jetojë në zemrat e secilit shqiptar, shtoi Krasniqi.
Nderime përjetësisht, përfundoi ai.
Postimi i plotë i tij:
Me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Drenicës, fjalët qëndresë, sakrificë, guxim e krenari, morën kuptimin e vërtetë. Ato u përbashkuan në një vend, në një familje dhe në një mbiemër: familja Jashari!
Heroizimi dhe sakrifica e familjes Jashari, mishëron shpirtin e një kombi të etur për liri. Secili anëtar i familjes Jashari, u bë fanar shprese në luftën e përgjakshme për çlirim. Nga baca Shaban e te nana Zahide, nga Hamza e te Blerina, nga Ademi e te Kushtrimi 13 vjeçar, pushka e të cilit shkrepi e fundit në atë betejë.
Për tri ditë, familja Jashari ktheu çdo gur të Prekazit në monumente të lavdisë që do të jetojë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e secilit shqiptar deri në mbarim të kohës.
Nderime përjetësisht!/InLajmi/