Boksierja Donjeta Sadiku, e ka nisur me fitore turneun botëror kualifikues Arsizio në Itali, përcjell InLajmi.
Sadiku u përball me Shona Whitwell nga Britania e Madhe të cilën e mundi bindshëm 5:0 me vendim të gjyqtarëve.
Ajo ka dominuar në ring gjatë tërë kohës duke i dhënë kundërshtares goditje të forta dhe precize.
Njoftimi i plotë i Federatës së Boksit të Kosovës:
Fitore e Donjeta Sadikut në turneun botëror kualifikues Arsizio,Itali 03-11 Mars për L.O. Paris 2024
Sot me 05 Mars në ring u paraqit medalistja ,Botërore,Evropiane,Ballkanike Donjeta Sadiku
përball Shona Whitwell të Britanisë së Madhe, të cilen e mundi bindshëm 5:0 me vendim te gjyqtarëve.
Donjeta të tre raundet boksoi për mrekulli dhe dominoi në ring gjat tër kohes duke i dhan kundershtares goditje të forta dhe precize,trajnerja Sallauka eshte e kënaqur me boksin që tregoi Donjeta dhe vazhdojm rrugën për të fituar normen Olimpike Paris 2024./InLajmi/