Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde ka thënë se Kosova duhet t’i kryejë detyrat e shtëpisë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, pavarësisht se ajo është afër anëtarësimit.
Kështu u shpreh Rohde në kuadër të pyetjes që iu bë se “A mundet që BE-ja të tregojë fuqinë e saj në rajon dhe cilat janë vendimet që duhet të merrni ju si pjesë e BE-së dhe popullit në rajon?”, në Konferencën “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”.
“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është më i afërti, kemi shtyrë për këtë vitin e kaluar. E dimë se sa i rëndësishëm është. Sepse Këshilli i Evropës është në një pozicion të ndryshueshëm, ka pasur dramatizim me pezullimin e Rusisë. Dhe tani, me anëtarësimin e Kosovë, afër portës dhe i dimë kushtet, Por edhe Kosova i ka detyrat e shtëpisë, që duhet t’i kryejë dhe këtë e mendoj kur them vendimet e duhura”, ka shtuar Rohde.
Sa i përket funksioneve të Bashkimit Evropian në Rajon, Rohde ka potencuar se “veglat apo mjetet e tyre janë Dialogu Kosovë-Serbi, Procesi i Berlinit, Plani franko-gjerman, Marrëveshja e Ohrit apo Statuti i Asociacionit”.
“Veglat ose mjetet e duhura të Bashkimit Evropian në rajon janë si: Dialogu, Procesi i Berlinit, Angazhimi bilateral, kemi QUINT-in, dhe kemi zhvilluar ndoshta mënyra për të rritur progresin. Më doket vetja sikurse “micro menaxheri”, kemi planin Franko-gjerman, pastaj Marrëveshjen e Ohrit, Statutin e Asociacionit. Në procesin e Berlinit kemi zhvilluar idetë për baza bilaterale, për të shtyrë gjërat përpara”, shtoi ai.
2 vendet mike, Kosova dhe Gjermania gjatë periudhës së fundit kanë zhvilluar takime diplomatike parlamentare me ardhjen e Komisionit për Mbrojtje apo edhe vizita e Grupit të Evropës Juglindore në Kosovë. Si dhe vizita e kryeparlamentarit në Gjermani para pak kohësh, përcjellë Lajmi.net.
“Gjermania dhe Kosova ka pasur kaq shumë vizita biletarale. Kur po flasim për diplomacinë parlamentare, Vitin e kaluar kemi pasur Komisionin për Mbrojtje dhe para 2 javësh kemi pasur Grupin e Evropës Juglindore ka qenë në Kosovë. Pastaj, Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka qenë në Gjermani. Kemi nivel tejet të lartë të angazhimit. Edhe këshilltarët diplomatik të QUINT-it kanë qenë këtu disa herë. Kur keni ide dhe vegla të gatshme, duhet t’i përdorësh. Po t’i shtoje edhe D-ja, Vendim i duhur në kohën e duhur”, ka shtuar Rohde.