Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka uruar ekipin e Kosovës për femra U-18 në hendboll për fitoren e tyre historike dhe kualifikimin në Kampionatin Botëror.
Ambasadori u ka kërkuar ekipit që ta bëjnë krenare Kosovën.
“Urime të ngrohta për ekipin e Kosovës për femra U-18 në hendboll dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës për fitoren tuaj historike dhe kualifikimin në Kampionatin Botëror. Ju vazhdoni ta bëni Kosovën krenare!”, shkroi ambasadori, transmeton Tëvë1.
Kombëtarja e Kosovës në Hendboll për grupmoshat U18 ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Botëror të Hendbollit që zhvillohet në Kinë.