Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se të drejtat e personave me nevoja të veçanta aq më tepër të fëmijëve meritojnë vëmendje të përhershme, përcjellë InLajmi.
Kurti tha se 180 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta të gjeneratës së 5-të u certifikuan të hënën.
Ai tha se tani janë 409 asistentë të kualifikuar, dhe 65 janë kualifikim e sipër duke përfshirë 250 asistentë të punësuar ku theksoi se si Qeveri do të vazhdojnë mbështetjen e duhur për ta.
Postimi i plotë i tij:
180 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta të gjeneratës së pestë u certifikuan sot. Deri tani kemi 409 asistentë të kualifikuar, 65 në kualifikim e sipër, 250 asistentë të punësuar, dhe 250 të tjerë që do të punësohen në vijim.
Të drejtat e personave me nevoja të veçanta – aq më tepër të fëmijëve – meritojnë vëmendje të përhershme dhe kujdes të specializuar institucional dhe shoqëror, andaj si Qeveri do të vazhdojmë mbështetjen e duhur për ta./InLajmi/