Zyrtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, thotë se është përgjegjësi e Qeverisë të hartojë draft-statutin e Asociacionit.
Pantina në një prononcim për Gazeta Blic, tha se roli i BE dhe i SHBA, për draft statutin e Asociacionit është i pamohueshëm, ku thotë se është mirë që qeveria ti zbatoj përgjegjësitë që i ka marr.
Ajo theksoi se BE-ja edhe në të kaluarën ka ofruar propozime për marrëveshjet që janë arrit mes Kosovës dhe Serbisë.
“BE është ndërmjetësuese në gjithë procesin e dialogut dhe edhe në të kaluaren ka ofruar propozime për marrëveshjet që janë arritë mes Kosovës dhe Serbisë. Sa i perket statutit të Asociacionit, është përgjegjësi kryekëput e Qeverisë së Kosovës ta hartoj atë, por roli i BE ashtu si edhe i SHBA është i pamohueshëm. Qeveria më mirë të i zbatoj përgjegjësitë që ka marr”, tha ajo.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk ka kompetencë t’i propozojë asociacion shtetit të Kosovës.
Ai iu është referuar fjalëve të Jeffrey Hovenier, duke thënë se ambasadori amerikan e ka pasur fjalën që Kosova ta propozojë një draft.
“BE-ja nuk e ka kompetencë t’i propozojë asociacion Kosovës. Është gabim të mendohet se është kompetencë e BE-së neve veç me na caktu, e kompetencë e jona veç me dërgu në Kushtetuese. Ndoshta Hovenier e ka pasur fjalën që Kosova ta propozojë një draft… Unë nuk mendoj që është kompetencë e BE-së me i propozu draft Kosovës. Nuk mendoj që Kosova duhet të qëndrojë gatitu dhe veç me çu draftin që BE-ja e propozon” deklaroi Konjufca.