Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar në Antalia të Turqisë emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përcjellë InLajmi.
Kransiqi tha se në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë. Kreu i PDK-së shtoi se ka shprehur shqetësim për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe ka kërkuar nga Lajcak që të luaj rol ndihmues në heqjen e masave.
Orientimi euro-atlantik i qytetarëve dhe shtetit tonë është i paalternativë dhe i pakthyeshëm.
Postimi i plotë i tij:
Në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë, takova edhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Bashkë diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë. Emisarit Lajçak i shpreha shqetësimin për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe kërkova nga ai që të luaj rol ndihmues për heqjen e tyre.
Orientimi euro-atlantik i qytetarëve dhe shtetit tonë është i paalternativë dhe i pakthyeshëm./InLajmi/