Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti ka qendruar te premten ne Dublin te Irlandes, ku ka vizituar Universitetin Qytetit të Dublinit, ku u mirëprit dhe u takua me Presidentin e Universitetit të Qytetit të Dublinit, Daire Keogh dhe zyrtarë të tjerë, shkruan InLajmi.
Kurti në këtë takim ka biseduar për rezultatet e qeverisjes së deritanishme të përkthyera në indikatorë pozitivë ekonomik dhe demokratikë duke përfshirë dhe hapat e ndërmarrë në fushën e drejtësisë.
Njoftimi i plote nga Zyra e Kryeministrit:
Kryeministri Kurti foli për rezultatet e qeverisjes së deritanishme të përkthyera në indikatorë pozitivë ekonomikë dhe demokratikë, politika të prezantuara për herë të parë, angazhimin dhe projektet e qeverisë me fokus te komunitetet joshumicë dhe veprimet dhe hapat e ndërmarrë në fushën e drejtësisë tranzicionale/InLajmi/