Në emisionin 2 deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu dhe Ariana Musliu-Shoshi, përballë tyre analistët Sadri Ramabaja dhe Alisa Braho.
Kjo e fundit ka folur për qasjen e opozitës ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se “opozita ka diskutuar vetëm për veriun”.
Sipas Brahos, pikërisht kjo i ka konvenuar Kurtit, pasi veriun e ka temë të fortë.
“Qe 3 vjet rresht keni çuar ujë në mullirin e Kurtit, aty ka dasht ai. Ajo është tema e fortë e tij, veriu”, ka thënë ajo, shkruan Gazeta Express.
“Ju si opozitë keni diskutuar për 3 vjet vetëm për veriun”, ka deklaruar më tutje Braho.