Ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka pasur menaxhim të mirë me financat publike teksa ka folur për borxhin publik, përcjell InLajmi.
Murati thekson se qeveria aktuale ka menagjim më të mirë të financave se qeveria e Avdullah Hotit.
Tutje shton se ky është një dallim enorm në qeverisje dhe menaxhim të financave publike.
Postimi i plotë i tij:
Kur flasim për borxh publik, treguesi më i mirë është grafikoni më poshtë, që tregon trendin e qeverive paraprake (ngjyrë hiri), përfshirë edhe projeksionet e Qeverisë Hoti për rritjen enorme të borxhit sipas buxhetit dhe kornizës afatmesme të shpenzimit (ngjyrë të kuqe).
Ndërsa me ngjyrë të gjelbër e keni rezultatin e Qeverisë Kurti – në fund të vitit 2023 niveli është përgjysmë më i ulët sesa po të ishin qeveritë tjera.
Dallim enorm në qeverisje dhe menaxhim të financave publike!/InLajmi/