Analisti Ylli Hoxha, ka thënë se veprimi për dinarin dhe zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës përbën një lloj ndëshkimi ndaj Serbisë.
Hoxha thotë se reagimi ka qenë shumë më i madh se që është pritur.
“Veprimi për dinarin është një lloj iniciative e Kosovës që të demonstrojë që status quoja e krijuar është e papranueshme dhe Kosova e ka për qëllim të lëvizë në implementim të shtetësisë së saj për aq sa mundet. Po të zbatohej rregullorja e BQK-së… kjo përbën një lloj ndëshkimi për Serbinë, për Vuçiqin është alamet ndëshkimi. Ky ka qenë refleksi në të cilin Kosova ka reaguar në çështjen e dinarit. Reagimi ka qenë shumë më i madh se që e kemi pritur”, u shpreh ai, shkruan Dukagjini.
Sipas tij, Bashkësia Ndërkombëtare ka reaguar sepse e ka të qartë që “dimensioni i zbatimit të kësaj rregulloreje bën hall të madh për Serbinë, dhe ai hall i madh për Serbinë mund të jetë edhe provokim të sigurisë të cilën ata e parashohin”.