• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 14 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Stoltenberg: Po e shohim se si aleatët e tjerë po i japin mbështetje të madhe Ukrainës

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
21 February 2024
në Bota
0 0
0
Stoltenberg: Po e shohim se si aleatët e tjerë po i japin mbështetje të madhe Ukrainës
0
SHPERNDARJE
92
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se vdekja e politikanit opozitar rus, Alexei Navalny, si dhe përfitimet e para të Rusisë në fushëbetejë pas shumë muajve, duhet ta ndihmojnë aleancën ushtarake dhe aleatët e saj t’i kushtojnë vëmendje nevojës urgjente për ta mbështetur Ukrainën.

Gjatë një interviste me Radion Evropa e Lirë më 20 shkurt në Bruksel, shefi i NATO-s tha se tërheqja e forcave ukrainase nga qyteti i Avdivkës pas shumë muajve luftimesh, dëshmon nevojën për më shumë ndihma ushtarake “për t’u siguruar se Rusia nuk fiton më shumë territor”.

Vdekja e Navalnyt në një burg në Arktik të premten më 16 shkurt nën rrethana të dyshimta e rrit nevojën për t’u siguruar që sundimi autoritar i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, nuk kalon pa u kontrolluar.

“Unë besoj fuqishëm se mënyra më e mirë për ta nderuar kujtimin e Alexei Navalnyt është të sigurohemi se presidenti Putin nuk fiton në fushëbetejë, por që Ukraina të triumfojë”, tha Stoltenberg.

Aleatët e Ukrainës kanë punuar për një pako prej 61 miliardë dollarësh ndihmë ushtarake amerikane, tha Stoltenberg, por derisa kjo pako ka ngecur në Dhomën e Përfaqësuesve, vendet e tjera, përfshirë Suedinë, Kanadanë dhe Japoninë, e kanë rritur mbështetjen për Ukrainën.

Ministria e Mbrojtjes e Suedisë tha të martën se do t’i japë Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë rreth 680 milionë dollarë, përfshirë dërgimin e pajisjeve dhe para të gatshme për blerjen e armëve.

Kjo do të jetë hera e 15-të që Suedia i dërgon ndihmë Ukrainës dhe pakoja më e madhe e ndihmës deri më sot, duke rritur në rreth 2.8 miliardë dollarë ndihmën e përgjithshme që ia ka dhënë asaj prej se Rusia e filloi pushtimin e saj më 2022.

Departamenti i Mbrojtjes i Kanadasë tha më 19 shkurt se do t’ia dërgojë Ukrainës në mënyrë të përshpejtuar më shumë se 800 dronë, duke shtuar se dronët janë bërë armë kritike për Ukrainën në këtë luftë. Ata kushtojnë rreth 70 milionë dollarë dhe do të dërgohen nga fillimi i pranverës.

Tokio do ta ndihmojë Ukrainën për t’u rindërtuar nga dëmet e luftës duke ia dhuruar 106 milionë dollarë.

“Natyrisht se ne e kemi vëmendjen te Shtetet e Bashkuara, por ne po e shohim gjithashtu se si aleatët e tjerë po i japin mbështetje të madhe Ukrainës”, tha Stoltenberg.

I pyetur se kur do të jenë në gjendje t’i përdorë avionët luftarakë F-16 Ukraina, Stoltenberg tha se nuk mund ta thotë tani.

Ai e përsëriti se të gjithë aleatët e Ukrainës duan që avionët luftarakë të jenë në dorën e saj sa më shpejt që është e mundur, por shtoi se ndikimi i tyre do të jetë më i fortë nëse pilotët janë të trajnuar mirë dhe nëse ekuipazhi dhe personeli mbështetës i tyre janë të përgatitur mirë.

“Pra, mendoj se ne duhet t’i dëgjojmë ekspertët ushtarakë se kur saktësisht do të jemi ne të gatshëm, apo se kur aleatët do të jenë të gatshëm të fillojnë t’ia dërgojnë Ukrainës avionët F-16”, shtoi ai.

“Sa më parë, aq më mirë”, theksoi ai.

Ukraina vazhdimisht ka kërkuar avionë luftarakë F-16, të prodhuar nga SHBA-ja, për ta luftuar superioritetin rus në ajër. Shtetet e Bashkuara i dhanë leje në gusht Danimarkës dhe Holandës për t’i dërguar Ukrainës avionë luftarakë F-16 sapo pilotët ukrainas ta mbarojnë trajnimin.

Secili vend do të vendosë vetë se a t’i dërgojë apo jo avionë luftarakë F-16 Ukrainës, dhe aleatët kanë politika të ndryshme, tha Stoltenberg.

Por, njëkohësisht, lufta në Ukrainë është luftë prej agresori, nënvizoi ai, dhe Ukraina ka të drejtë të vetëmbrohet, përfshirë duke i goditur caqet ushtarake ruse jashtë Ukrainës.

I pyetur për mundësinë që ish-presidenti Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, Stoltenberg tha se beson se, pavarësisht rezultatit në zgjedhjet presidenciale në SHBA këtë vit, Shtetet e Bashkuara do të mbesin aleatë të përkushtuar të NATO-s, sepse kjo është në interes të sigurisë së vetë Shteteve të Bashkuara.

Trump, i cili është lider në garën për t’u nominuar për president nga Partia Republikane, nxiti kritika të ashpra nga presidenti Joe Biden, liderët evropianë dhe NATO-ja, pasi tha më 10 shkurt se Shtetet e Bashkuara mund të mos i mbrojnë anëtarët e aleancës ushtarake nga pushtimi i mundshëm rus, nëse ato nuk paguajnë mjaftueshëm para për mbrojtjen e vet.

Stoltenberg tha se Shtetet e Bashkuara janë më të sigurta dhe më të fuqishme me më shumë se 30 aleatë, diçka që i mungon edhe Kinës, edhe Rusisë.

Kritikat ndaj NATO-s kanë të bëjnë me aleatët që shpenzojnë pak në mbrojtje, tha ai. Por, Stoltenberg shtoi se të dhënat e reja tregojnë se seç herë e më shumë aleatë të NATO-s po e plotësojnë cakun e shpenzimit të 2% të GDP-së për mbrojtjen, dhe se kjo tregon se aleanca ka shënuar përparim të madh prej se e dha këtë zotim më 2014.

Në atë kohë, vetëm tri vende anëtare të NATO-s i shpenzuan 2 për qind të GDP-së për mbrojtjen; tani janë 18, tha ai.

“Nëse e bashkon atë çfarë e bëjnë të gjithë aleatët evropianë dhe e krahason me GDP-në në përgjithësi në Evropë, del 2% sot, në fakt. Kjo është mirë, por nuk mjafton sepse ne duam që çdo anëtar i NATO-s t’i shpenzojë 2%. Dhe, ne po ashtu sigurohemi që 2% të jetë minimumi”, shtoi ai.

Tags: Jens StoltenbergNATORusiaSHBAUkraina
Postimi i mëparshëm

Krasniqi për komunat: Asnjëherë më parë nuk ka pasur buxhet më të lartë

Postimi tjetër

Modriq në verë, lojtar i lirë dhe tashmë po shqyrton opsionet për të ardhmen e tij

Të ngjajshme Postime

2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale
Bota

2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale

12 November 2025
Demokratët publikojnë email-e të reja të Epstein që përmendin Trumpin
Bota

Demokratët publikojnë email-e të reja të Epstein që përmendin Trumpin

12 November 2025
Imamoglu u përgjigjet prokurorëve për aktakuzën prej 4 000 faqesh: Turp të keni!
Bota

Imamoglu u përgjigjet prokurorëve për aktakuzën prej 4 000 faqesh: Turp të keni!

12 November 2025
Ukraina prodhon më shumë dronë se të gjitha vendet e NATO-s
Bota

Ukraina prodhon më shumë dronë se të gjitha vendet e NATO-s

11 November 2025
Trump: Heqja e tarifave i kushton SHBA-së 3 trilionë dollarë humbje, shkatërruese
Bota

Trump: Heqja e tarifave i kushton SHBA-së 3 trilionë dollarë humbje, shkatërruese

11 November 2025
Amerikanët “largojnë” tifozët: Parkimi në Kupën e Botës do të jetë më i shtrenjtë se biletat për në “Katar 2022”
Bota

Amerikanët “largojnë” tifozët: Parkimi në Kupën e Botës do të jetë më i shtrenjtë se biletat për në “Katar 2022”

11 November 2025
Postimi tjetër
Modriq në verë, lojtar i lirë dhe tashmë po shqyrton opsionet për të ardhmen e tij

Modriq në verë, lojtar i lirë dhe tashmë po shqyrton opsionet për të ardhmen e tij

Lajmet e fundit

E jashtëzakonshme: Distria Krasniqi në finale të Grand Prix Zagreb 2025!

E jashtëzakonshme: Distria Krasniqi në finale të Grand Prix Zagreb 2025!

14 November 2025
VIDEO/ Po prezantonte librin, ish-drejtuesi federatës spanjolle goditet me vezë

VIDEO/ Po prezantonte librin, ish-drejtuesi federatës spanjolle goditet me vezë

14 November 2025
Rita Ora në kujtimet e fëmijërisë në Pejë, bashkë me motren dhe vëllain

Rita Ora në kujtimet e fëmijërisë në Pejë, bashkë me motren dhe vëllain

14 November 2025
Reagon zyrtarisht SPAK për mosparaqitjen e Berishës për 21 Janarin: Refuzoi 2 herë

Reagon zyrtarisht SPAK për mosparaqitjen e Berishës për 21 Janarin: Refuzoi 2 herë

14 November 2025
Kusari: RTK po shfrytëzohet nga Qeveria dhe LVV për inate politike, opozita nuk e ka obligim t’ia bëjë numrat

Kusari: RTK po shfrytëzohet nga Qeveria dhe LVV për inate politike, opozita nuk e ka obligim t’ia bëjë numrat

14 November 2025
Gabimet që nuk duhet të bëni kur dilni me dikë që ju pëlqen…

Gabimet që nuk duhet të bëni kur dilni me dikë që ju pëlqen…

14 November 2025
Jeni pa energji dhe ndieni lodhje gjithë ditën? Ja ushqimet që mungojnë në dietën tuaj

Jeni pa energji dhe ndieni lodhje gjithë ditën? Ja ushqimet që mungojnë në dietën tuaj

14 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu