Dyert e të gjitha institucioneve në Kosovë, gjatë së hënës, ka qenë të mbyllura për shkak të festës zyrtare, asaj për Ditën e Pavarësisë.
Por, jo të gjitha institucionet e kanë pasur ditë pushimi.
Disa nga organizatave ndërkombëtare kanë punuar sikur ditëve tjera të zakonshme, duke mos respektuar pushimin për nder të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë që shërben me misionin e saj në Kosovë, ka qenë në mesin e institucioneve ndërkombëtare që të hënën nuk e ka ndaluar punën.
Pavarësisht që operon në këtë vend, kjo organizatë është në mesin e atyre që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës.
Zëdhënësja e OSBE-së, Therese Abrahamsen thotë se kjo organizatë ka politikën e vet dhe këtë e zbatojnë që nga fillimi i themelimit të saj.
“OSBE e ka politikën e vet të festave zyrtare të cilën politikë e zbaton në mënyrë të njëjtë që nga fillimi që kur është themeluar në Kosovë. Ne i kemi festat zyrtare që në i respektojmë dhe i shënojmë prej fillimi dhe kjo politikë ka qëndruar njëjtë gjithmonë”, ka thënë Therese Abrahamsen Zëdhënëse e OSBE-së.
Por, OSBE nuk është organizata e vetme ndërkombëtare që është e hapur në ditë të festave zyrtare në Kosovë.
Në këtë objekt, ku punojnë edhe punëtorë që flasin shqip, në ditët zyrtare të festave siç është ajo e pavarësisë, punëtorët nuk kanë ditë pushimi.
Blerim Gashi, që dikur ka punuar në OSBE, ka treguar mënyrën e funksionimit në këtë organizatë, edhe në rastin e festave zyrtare, shkruan Gazeta 10.
“Për dallim nga këto organizata, edhe pse e hëna ka qenë ditë pushimi, disa ambasada kanë organizuar disa aktivitete. Ndryshe, sipas Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës kur ditët e festave bien ditën e shtunë ose të diel, ditë pushimi do të jenë ditët pasardhëse të punës. Kosova numëron gjithsej 11 festa zyrtare, me ç’rast të gjitha institucionet e vendit përfshirë edhe zyrat ndërlidhëse me misione diplomatike nuk zhvillojnë punën gjatë këtyre festave”, ka thënë Gashi.