6 persona, përfshirë 3 policë, u plagosën në tentativën e sulmit në postbllokun jashtë gjykatës së Stambollit Caglayan, thotë ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.
2 sulmues që tentonin të sulmonin një pikë kontrolli jashtë një gjykate në Stamboll u kapën të vdekur të martën, sipas autoriteteve turke.
“Sot, ka pasur një tentativë për sulm terrorist në pikën e kontrollit të sigurisë përpara portës C të Gjykatës së Caglayan,” tha Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya në X pas sulmit që la 6-të persona të plagosur, duke përfshirë 3 oficerë policie.
Yerlikaya tha se sulmuesit u “neutralizuan” gjatë tentativës për sulm jashtë gjykatës, shkruan Anadolu Agency.
Është konstatuar se autorët, të identifikuar si EY dhe PB, ishin anëtarë të organizatës terroriste DHKP-C, shtoi ai.