Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, njofton se me këshillin e prindërve të komunës ka marrë vendim për ndalimin e ekskursioneve të nxënësve jashtë shtetit, përcjell InLajmi.
Arsyet për këtë vendim Hyseni tha se janë Ssubstancat narkotike, pijet alkoolike, lëndimet e rastet e ndryshme si dukuri negative, si dhe shpenzimet e mëdha familjare.
Tutje shton se do të shohin alternativat e aktiviteteve të tjera edukative e kulturore, në të mirë për të gjithë maturantët tanë.
Postimi i plotë i tij:
Në bashkërendim të plotë me këshillin e prindërve të komunës, kemi marrë vendim për ndalimin e ekskursioneve jashtë shtetit.
Substancat narkotike, pijet alkoolike, lëndimet e rastet e ndryshme si dukuri negative, si dhe shpenzimet e mëdha familjare ishin disa nga arsyet e konkluzionet e përbashkëta mes nesh dhe këshillit të prindërve.
Do të shohim alternativat e aktiviteteve të tjera edukative e kulturore, në të mirë për të gjithë maturantët tanë!/InLajmi/