Skuadra e Liverpoolit ka regjistruar fitoren e 3-të radhazi në Premierligë, për të vazhduar kështu kryesimin si i vetëm në tabelë.
Liverpool nën drejtimin e Jurgen Klopp ka triumfuar sonte, e diele në udhëtim ndaj Bournemouthit, në kuadër të javës së 21-të me rezultat bindës 4:0.
Pjesa e parë në stadiumin “Vitality” nuk dhuroi gola, por “Të kuqtë” shënuan 4 sosh në pjesën e 2-të.
Darwin Nunez (49’, 90+3’) dhe Diogo Jota (71’, 80’) realizuan për fitoren e Liverpoolit.
Liverpooli pas kësaj fitore ka 48 pikë dhe prin në tabelë me 5 pikë më shumë se Manchester City, që ka një ndeshje më pak, shkruan TVDukagjini.
Bournemouthi ndodhet në pozitën e 12-të me 25 pikë.