Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj, ka thënë se është për të ardhur keq edhe pse jemi në vitin 2024, që Kosova e ka krejt nëntokën e ka plot me qymyr, të flasim për reduktime, përcjell InLajmi.
Ai tha se kemi një qeveri që ka lanë anash sektorin e energjisë, nuk ka asnjë strategji dhe as veprime për ringjalljen e sektorit.
Lekaj tha se Qeveria Kurti 2 herë bëri rritjen e çmimit të energjisë për qytetarët. Një qeveri e cila nga 4 vite në pushtet, riktheu gjendjen e para 20 vjetëve me reduktime me muaj të tërë.
“Është për të ardhur keq që edhe pse jemi në vitin 2024, që Kosova e ka krejt nëntokën e ka plot me qymyr, të flasim për reduktime, për cmime të larta të energjisë dhe probleme tjera që lidhen me energjinë. Kemi një qeveri që ka lanë anash sektorin e energjisë, nuk ka asnjë strategji dhe as veprime për ringjalljen e sektorit…Një Qeveri që u pagoi serbëve 115 milionë euro rrymë në kurriz të qytetarëve shtetas të Kosovës. Një qeveri që 2 herë bëri rritjen e çmimit të energjisë për qytetarët. Një qeveri e cila nga 4 vite në pushtet, riktheu gjendjen e para 20 vjetëve me reduktime me muaj të tërë”, tha Lekaj.
Ai kritikoin ministren Rizvanolli duke thënë se nuk e di as një sukses apo projekt që e ka nisur apo përmbyllur për tërë mandatin 4 vjeçar.
Tutje Lekaj tha një ministre që asnjëherë nuk ka hyrë në miniera për të vizituar punëtorët e Trepçës që punojnë 800 metra nën tokë, që me gjasë këmba e saj s’ka shkelur asnjëherë në oborrin e termocentraleve, e cila bllokoi sistemin duke lënë në grevë urie mbi 1 mijë punëtorë të Trepçës.
“Kemi një ministre të Ekonomisë që nuk e di as një sukses apo projekt që e ka nisur apo përmbyllur për tërë mandatin 4 vjeçar. Një ministre që asnjëherë nuk ka hyrë në miniera për të vizituar punëtorët e Trepçës që punojnë 800 metra nën tokë. Një ministre që me gjasë këmba e saj s’ka shkelur asnjëherë në oborrin e termocentraleve. Një ministre e cila bllokoi sistemin duke lënë në grevë urie mbi 1 mijë punëtorë të Trepçës”, tha Lekaj.
Kritika pati edhe për Zyrën e Rregullatorit për Energji.
“Kemi një ZRRE e cila me ligj e ka obligim të mbrojë interesin e qytetarëve dhe institucioneve, e jo të bëj të kundërtën tani e disa vite. Një ZRRE e cila udhëhiqet nga njerëz të cilët më herët e kanë përkrahur pushtetin e tanishëm dhe tani punojnë në bashkëpunim dhe koordinim me shumicën parlamenatare”, tha Lekaj. /InLajmi/