Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani shprehet i nderuar që vizitën në Kosovë e filloi nga nga Duboviku i Deçanit, në kullën e heronjve “Gërvalla”, përcjell InLajmi.
Hasani theksoi se pak ditë nga 42 vjetori i vrasjes në një atentat nga kriminelët jugosllavë, i Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, të cilët dhanë jetën në emër të lirisë së Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
I nderuar që vizitën në Kosovë ta nis nga Duboviku i Deçanit, në kullën e heronjve “Gërvalla”, pak ditë nga 42 vjetori i vrasjes në një atentat nga kriminelët jugosllavë, i Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, të cilët dhanë jetën në emër të lirisë së Kosovës./InLajmi/