Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pasi Kosovës i është pranuar kërkesa për blerjen e raketave anti-tank, “Javelin”, ndërsa është shprehur se e vërteta e blerjes së armatimit nga SHBA-ja, negocimin dhe kontraktimin në vitin 2018 e bëri ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, përcjell InLajmi.
Haxhiu kujton se një pjesë e këtij armatimi, mjetet e blinduara “Humvee”, kishin arritur në Kosovë nga SHBA-ja më 25 korrik të vitit 2020.
Ndërsa flet për meritat e Veselit për negocimin për blerjen e armëve nga SHBA-ja, Haxhiu adreson kritika ndaj qeverisë aktuale për vonesat e blerjes së pjesës tjetër të armatimit.
Për më tepër Haxhiu shprehet se krahasuar me fuqinë ushtarake të Serbisë, Kosova vendi ynë do të jetë i sigurt vetëm me antarësimin në NATO dhe aleance të përhereshme me SHBA dhe BE.
Postimi i plotë i tij:
E vërteta e blerjes se armatimit nga SHBA, negocimin dhe kontraktimin e bëri Kadri Veseli në vitin 2018.
Një pjesë e këtij armatimi, mjetet e blinduara “Humvee” nga SHBA kishin arritur në Kosovë me 25.07.2020.
Pse ka pasë vonesa për pjesën tjetër të armatimit duhet te japin llogaridhënie qeveritarë e sotëm.
Sot, kur dezertorët dhe sabotuesit e luftës çlirimtare flasin për luftë e kupton hipokrizin e këtij pushteti, që abuzojnë me sigurinë e vendit për populizëm elektoral.
Krahasuar me fuqinë ushtarake të Serbisë , Kosova vendi ynë do të jetë e sigurt vetëm me antarësimin në NATO dhe aleance të përhereshme me SHBA dhe BE.
10 vite me parë LVV dhe LDK nuk votuan ndryshimet kushtetuese për shëndrrimin e FSK-s në Ushtri të Kosovës.
Sikur atëherë të votohej transformimi i FSK në ushtri sot do ishim pjesë e NATO-s./InLajmi/