Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesori dhe veprimtari i njohur Enver Hasani, si i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova, foli për disa figura kyçe të historisë e politikes në trojet shqiptare.
Po ashtu, Hasani foli edhe për jetën dhe sfidat gjatë kohës së ish-Jugosllavisë si dhe për epokën e artë të shqiptarëve, pajtimin e gjaqeve dhe “rilindjen” e tyre.
Këtë pjesë të historisë Hasani e vlerësoi si “rilindje”, kohë kur sipas tij, ndodhi rizbulimi i identitetit të shqiptarëve.
“Në 90-tshin të gjithë jemi çudit. Çka ka? Pse duhet ne me u pajtu? Por të vjetërit me Anton Qettën, e gjithë ajo elitë që i priti Kosovës kur u prish komunizmi. Gjenerata ime u çuditeshim pse me u pajtu, se për që ishin vra ne e dinim, sepse çdo të shtune s’kanë shku 2-3 javë pa u vra dikush”, u shpreh ai.
“Rilindja që ndodhi e shqiptarëve në Jugosllavi, nuk ishte veç për Kosovë. Erdhën prej të gjitha viseve të shqiptarëve këtu, u punësuan, u martuan. Pastaj, Mitrovica New York ka qenë për shqiptarët e ish-Jugosllavisë, ka pas hebrenj, turq, shqiptarë të Malit të Zi, të Preshevës. Elita, familjet më të ngritura të Mitrovicës janë gjakovarë me origjinë, familje të vjetra të Mitrovicës”, u shpreh Hasani.