Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është përgjuar nga SPAK gjatë hetimit për llogari të të cilit u kontrollua edhe banesa e tij. Në një nga këto biseda ka rezultuar se Beqaj përdor telefonin e shoferit të SASPAC, agjencisë që drejtonte, për të folur me një person me emrin Ermal, i cili ishte i angazhuar në administrimin e një restoranti pranë qendrës së kryeqytetit.
Sipas SPAK, në bisedën e kryer në ditët e para të muajit dhjetor, Beqaj i kërkon këtij personi të takohet me dikë tjetër të njohur si Gazi, që rezulton të jetë administratori ligjor i restorantit. Nga përgjimi i një bisede mes këtyre 2 personave SPAK ngre dyshime se personi me emrin Ermal, ndonëse nuk është administrator ligjor i restorantit, faktikisht ai ka bërë investime atje, shkruan A2CNN.
Po sipas Spak, fakti që referimi bëhet në numrin shumës, ngrihen dyshime edhe për interesa të shtetasit Ilir Beqaj në atë restorant