Arsyeja kryesore që familjarët zgjedhin sheshin, është argëtimi që ofrohet për fëmijët.
Të rinjtë preferojnë muzikën qe performohet ne shesh cdo nate apo pijet e ushqimet që ofrohet nga shtëpizat.
Në sheshin Skenderbej çdo mbrëmje gjen edhe shumë vizitorë të ardhur nga jashtë vendit, apo shqiptare të Kosovës
Pema gjigante në shesh është vendi i preferuar i të gjithëve për të bërë foto.
Lodrat nuk ndalen në asnjë moment, janë një nga kënaqesitë më të mëdha për të vegjlit në këto ditë, shkruan abcnews.al
Atmosfera në shesh do të mbetet e tillë deri në datën 31 dhjetor, per tu finalizuar me koncertin e madh që do të organizohet nga bashkia e tiranes natën e ndërrimit të viteve.