Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, me mëngjes ka reaguar ndaj protestave të së dielës në Beograd, duke theksuar se atë nuk e frikësojnë as banditët as huliganizmi i protestuesve , përcjell InLajmi.
Tutje, Vuçiq u shpreh se 3 orë rresht kundërshtarët e tij sulmuan e shkatërruan pronat e qytetarëve.
“Të gjithë e panë se për gati 3 orë policët dhe pronat e qytetarëve të Serbisë u sulmuan brutalisht nga ata që vendosën të shkatërrojnë demokracinë në Serbi dhe vullnetin e popullit”, theksoi Vuçiq në një video adresim.
Ndërsa flet për sjelljen huligane të protestuesve, Vuçiq tha se kundërshtarët e tij politik po tentojnë shkatërrimin e demokracisë në Serbi dhe vullnetin e qytetarëve.
Ai u shpreh se nuk ka frikë dhe se gjithë protestën e vëzhgoi nga terraca e presidencës, shkruan Danas.
“Ashtu, isha unë, në tarracën e presidencës së vendit tim të punës, nuk u tremba fare prej tyre, nuk u fsheha në asnjë bunker, as në asnjë vend të huaj dhe nuk do të fshihem kurrë ngahuliganët e banditët. Ne do të mbrojmë dhe ruajmë demokracinë, paqen dhe stabilitetin në Serbinë tonë. Rroftë Serbia!”, është shprehur Vuçiq./InLajmi/
View this post on Instagram