Shefja e grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari Lila ka reaguar ndaj aksidentit të ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova” në të cilën gjetën vdekjen 3 të rinj, përcjell InLajmi.
Në reagimin e saj ajo shprehu ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e viktimave teksa bëri thirrje që të merren masa të ashpra kundra aktiviteteve të tilla të cilat organizohen ndonëse nuk janë të lejuara me ligj. Gjithashtu ajo u shpreh se jeta e të rinjve ishte marrë nga papërgjegjshmëria e të tjerëve.
Postimi i plotë i saj:
Tri vdekje të shkaktuara nga papërgjegjësia dhe veprimi i jashtëligjshëm në trafik mbrëmë, thërrasin për veprime të menjëhershme dhe masa të ashpëra nga organet kompetente.
Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj janë viktimat e fundit të aksidentit tragjik mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Ata humbën jetën nga papërgjegjësia e tjerëve deri sa kishin dalë të shikonin garat me vetura të cilat jashtë ligjit ishin organizuar në autostradë.
Organizime dhe veprime të ngjajshme, duhet rreptësisht të ndalen dhe masa të ashpëra të ndërmiren menjëherë.
Lordi, Molosi dhe Nue nuk mund të kthehen më në jetë, por të gjithë duhet angazhuar që jetë tjera të shpëtohen.
Ngushëllime familjeve Syla, Bibaj dhe Delija dhe gjithë miqve të djemve të ndjerë! /InLajmi/