Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka pranuar 3 kërkesa të ndara nga Kryesuesit e Kuvendeve Komunale për Leposaviq, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok, këtë e bëri të ditur në një konferenc për media zëdhënsi i KQZ-së Valmir Elezi raporton InLajmi.
Elezi ka treguar për media përmbajtjen e kërkesave të cilat janë të njëjta.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar në adresën zyrtare 3 kërkesa të ndara nga Kryesuesit e Kuvendeve Komunale për Leposaviq, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok. Përmbajtja e këtyre tri kërkesave është e njëjtë’’ tha ai.
Zëdhënsi i KQZ-së tha se Kryesuesit e Kuvendeve Komunale kanë kërkuar nga KQZ, që t’i ofrojmë informatat zyrtare për anëtarët e grupit inicues se a janë votues të komunave përkatëse po ashtu kanë këkuar që ti ofrojnë informatat lidhur me numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna.
‘’Së pari, të 3 Kryesuesit e Kuvendeve Komunale kanë kërkuar nga KQZ, që t’i ofrojmë informatat zyrtare për anëtarët e grupit inicues se a janë votues të komunave përkatëse. Së dyti, të njëjtit kanë kërkuar që t’i ofrojmë informatat lidhur me numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna, mbi bazën e të cilit përllogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20%”, njoftoi Elezi.
Tutje ai theksoi se KQZ ëhtë duke i trajtuar këto kërkesa dhe brenda afatit do t’i kthejnë përgjigje.
“Mund t’iu konfirmoj se këto kërkesa janë duke u trajtuar dhe brenda afatit 5 ditor do të përgjigjemi. Për këto përgjigje, do të bashkëpunojmë edhe me Agjencinë për Regjistrimin Civil pasi lista votuese buron nga ekstrati i Regjistrit Qendror Civil”, tha Elezi.
Elezi për komunat në Zveçan sqaroi se nëse eventualisht në KQZ paraqitet ndonjë kërkesë e ngjashme, të njëjtën do ta trajtojnë si rastet tjera.