Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese dhe Sindikata e Policisë kanë dalur për të protestuar këtë të shtunën para Qeverisë së Kosovës për shkak të pagave, shtesave të rrezikshmërisë, sigurimeve shëndetësore dhe kërkesave të tjera. , raporton InLajmi.
Përndryshe në protestën e parë e Njësisë Speciale Intervenuese e cila ishte mbajtur më 1 nëntor para objektit të Qeverisë së Kosovës, policët elitarë kishin paralajmëruar se nuk do të zmbrapsen nga kërkesat e tyre.
Më 27 tetor, Qeveria e Kosovës kishte prezantuar shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilat janë ndarë në 7 kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve policorë.
Ku për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë 150 euro mbi pagën bazë.
Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria tha se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh. /InLajmi/

















