Kryekuvendari Glauk Konjufca, i emocionuar pas homazheve në Kompleksin “Adem Jashari” në datën e 3 festave të rëndësishme për shqiptarët shprehet se festimi i 28 nëntorit gjithmonë fillon në Prekaz, në vendin ku ndodhi sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri, raporton InLajmi.
Derisa kujtoi lavdinë e familjes Jashari, i pari i legjislativit theksoi se në Prekaz është ngjizur edhe lufta e lavdishme e UÇK-së
Edhe kryekuvendari sikur presidentja e vendit, Konjufca kujtoi daljen e parë publike e UÇK-së, sikur edhe dtëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.
“28 Nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz, këtu ku ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri dhe këtu ku është ngjizur lufta e lavdishme e UÇK-së, poashtu dalja publike e ushtrisë sonë çlirimtare e po ashtu në të njëjtën kohë ditëlindja e heroit kombëtar, Adem Jashari. Nëntorët do të festohen gjithmonë dhe uroj që neve të na gjejë gjithmonë të bashkuar dhe më të fortë”, tha Konjufca./InLajmi/