21 nëntor 1783 – Jean-François Platre de Rozier dhe Marki d’Arlandes fluturuan për herë të parë me aerostat (balonë) mbi kryeqytetin Paris të Francës.
21 nëntor 1877 – Amerikani Thomas Edison njoftoi shpikjen e gramafonit. Teksa shpikës të tjerë kishin prodhuar pajisje që mund të regjistronin tingujt, gramafoni i Edisonit ishte i pari që i riprodhonte ato. Aparati i tij regjistronte fillimisht tingujt mbi një cilindër të mbështjellë me fletë varaku, ku një majë gjilpëre krijonte vija të thella në varësi të fuqisë së zërit, pastaj i riprodhonte tingujt origjinalë duke kaluar nëpër të njëjtat vija.
21 nëntor 1900 – Qeveria osmane ndërmori masa të ndryshme për të parandaluar emigrimin dhe vendosjen e hebrenjve në Palestinë. Masa më e njohur ishte “Letërnjoftimi i Kuq” (Kırmızı Tezkere), me të cilin pajiseshin hebrenjtë që vinin nga jashtë shtetit, pasi u dorëzonin pasaportën autoriteteve otomane. Dokumenti në fjalë u lejonte atyre të qëndronin në Palestinë jo më shumë se 3 muaj.
21 nëntor 1905 – Teza e Albert Ajnshtajnit mbi ekuacionin legjendar “E=mc2” (energjia = masa e shumëzuar me shpejtësinë e dritës në katror), ku ai përmblodhi Teorinë Speciale të Relativitetit duke shpalosur se masa përmban sasi të mëdha energjie, u publikua në revistën “Annalen der Physik”. Për tmerrin e Ajnshtajnit, ky ekuacion do të sillte më pas edhe prodhimin e bombës atomike.
21 nëntor 1938 – Arkivoli me trupin e themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, u varros përkohësisht në oborrin e Muzeut Etnografik të Ankarasë, nga ku më 10 nëntor 1953 u transferua në Varrin Monumental (Anitkabir), ndërtimi i të cilit zgjati 9 vite.
21 nëntor 1955 – Me pjesëmarrjen e Turqisë, Iranit, Irakut, Pakistanit dhe Britanisë, në Lindjen e Mesme u themelua Pakti i Bagdadit kundër kërcënimit sovjetik në rritje.
21 nëntor 1980 – Zjarri që shpërtheu në një hotel dhe qendër argëtimi të Las Vegasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u mori jetën 87 personave dhe la të plagosur 650 të tjerë.
21 nëntor 2002 – Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) zhvilloi për herë të parë një samit në kryeqytetin Pragë të Republikës Çeke, një ish-anëtare e Paktit të Varshavës. Në këtë samit u miratua anëtarësimi në Aleancë i Lituanisë, Letonisë, Estonisë, Bullgarisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë, që të gjitha ish-shtete të Bllokut Lindor.
21 nëntor 2009 – Aksidenti në një minierë të qytetit Hegang të Kinës shkaktoi vdekjen e 104 minatorëve.