Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur mbrëmë në “Fadil Vokrri” Izraelin me rezultat minimal 1:0, përcjell InLajmi.
Pikët “Dardanëve” ia siguroi Milot Rashica, i cili tundi rrjetën e portës izraelite në minutin e 41-të.
Ndërsa për situatën e sigurisë gjatë ndeshjes janë dekjlaruar nga policia e Kosovës ku bëhet e ditur se
ndeshja ka kaluar pa ndonjë incident, që ka cënuar sigurinë publike.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët, mediat dhe të gjitha institucionet për bashkëpunimin korrekt me Policinë e Kosovës, të cilët janë pjesë e meritës që ky event sportiv të kalojë i qetë dhe pa incidente
Njoftimi i plotë:
Mbarëvajtja e ndeshjes sportive “Kosova vs Izraeli”, në aspektin e sigurisë ka kaluar e qetë dhe pa incidente
Ndeshja sportive, e luajtur mbrëmë, në mes të kombëtares së Kosovës dhe Izraelit për kualifikime në EURO2024, vlerësuar në aspektin e sigurisë, ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident që ka cenuar sigurinë publike dhe mbarëvajtjen e ndeshjes sportive.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me FFK-në dhe akterët relevantë, ashtu siç e ka bërë të ditur me kohë, ka bërë planifikimet e saja operacionale për menaxhimin dhe mbarëvajtjen sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive, duke u kujdesur për ofrimin e sigurisë që nga ardhja e kombëtares së Izraelit në Republikën e Kosovës e deri në kthimin e saj për në Izrael.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët, mediat dhe të gjitha institucionet për bashkëpunimin korrekt me Policinë e Kosovës, të cilët janë pjesë e meritës që ky event sportiv të kalojë i qetë dhe pa incidente.