Federica Woelk, një asistente në Parlamentin Europian ka publikuar një projeksion mbi perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, shkruan InLajmi.
Në tabelën e publikuar, shihet renditja sipas shteteve dhe vitet kur ato do të integroheshin, e Kosova renditet e fundit, hiq ma pak se 62 vite përpjekje për anëtarësim.
Serbia sipas kësaj tabele do të mund të integrohej pas 40 viteve.
“Nëse do të isha një nga ato vende, nuk do të kisha besim se diçka do të ndryshojë ndonjëherë. Dhe Serbisë i duhen më shumë se 40 vjet. #Zgjerimi”, është shprehur Woelek.