Të hënën në Kosovë fillon java e kodimit në mbi 250 shkolla vullnetare të Kosovës, përcjell InLajmi.
Për këtë aktivitet që shënon nismën globale të kodimit ka folur edhe kryeministri i vendit i cili tha se do të zhvillohen qindra aktivitete “që përfshijnë kurse të kodimit, projekte, prezantime e sesione informuese rreth kodimit, inteligjencës artificiale e shkencave kompjuterike”.
Më tutje kryeministri i vendit theksoi se nga viti i ardhshëm Qeveria planifikon që lënda e kodimit të mësohet nga klasa e parë e shkollës fillore.
Sipas tij, Kosova është vend me potencial të madh të kodimit dhe se nxënësit janë të gatshëm që t’i përvetësojnë edhe më shumë shkathtësitë e tyre.
Postimi i p;otë i tij:
Kosova pjesë e nismës globale të kodimit.
Sot po fillon java e kodimit në mbi 250 shkolla vullnetare. Do të zhvillohen qindra aktivitete që përfshijnë kurse të kodimit, projekte, prezantime e sesione informuese rreth kodimit, inteligjencës artificiale e shkencave kompjuterike.
Partnerët SHPIK dhe Code.org, bashkë me shkollat dhe qendrat e trajnimeve, do të mundësojnë realizimin e Orës së Kodimit. Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve që do të jenë pjesë e kësaj nisme përgjatë kësaj jave, ju uroj kodim të suksesshëm. Mezi pres të kthehem nga Vjena që t’ju vizitoj e përgëzoj nga afër.