Partia Socialdemokrate e ka zhvilluar gjatë së dielës një aksion simbolik.
Anëtari i kryesisë së PSD-së Frashër Krasniqi, e ka pyetur zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimin, se “pse nuk ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas pranimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe?”.
Krasniqi e pyeti po ashtu Bislimin: “A po ju vjen marre që e keni pranuar “Zajednicën”?”.
Në video është publikuar edhe një deklaratë e mëhershme nga numri dy i ekzekutivit rreth Asociacionit, shkruan Klan Kosova
“Në atë moment kur Qeveria e Kosovës, e ndryshon qëndrimin për Asociacion edhe thotë “të krijohet asociacion, qoftë edhe me kompetenca joekzekutive, Besnik Bislimi, nuk është më në dialog”,kishte deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi.