Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se projekti i shkëmbimit të territoreve ka pasur homolog edhe në Kosovë, ndërsa shprehet se është turp që Kurti merret me presidentin Thaçi, përcjell Inlajmi.
Sipas saj, deklarata e kryeministrit shpreh një turp dhe një vogëlsi e cektësinë e rezultateve të qeverisjes aktuale.
Për më tepër Çitaku duke i’u kundërpërgjigjur Kurtit, numëroi rezultatet e qeverisjes Thaçi, autostradat, aeroporti, njohjet dhe vetë pavarësia e të cilat ndjehen kudo nga qytetarët
Çitaku, nga ana tjetër si rezultatet të qeverisjes Kurti përmend ndërtimin e një ure kombësorësh dhe sanksionet ndaj Kosovës.
Krejt në fund Çitaku shprehet “ I pabesë si me tanët ashtu edhe me të huajt”
Postimi i plotë i saj:
Ka kohë që Kryeministri Kurti merret me Presidentin Thaçi, si në Kuvend të Kosovës ashtu edhe në vizita të tija jashtë vendit.
Kjo është një turp që vetëm sa e shpërfaq vogëlsinë e kryeministrit aktual dhe cektësinë e rezultateve te qeverisjes së sotme.
Presidenti Thaçi nuk ka mundësi t’ja kthej sepse eshte në paraburgim duke mbrojtur UÇK-në.
Poashtu, rezultatet e qeverisjes Thaçi, autostradat, aeroporti, njohjet dhe vetë pavarësia jonë, shihen, preken, udhëtohen, përjetohen, gëzohen. Rezultati i vetëm i Kurtit eshte nje ure këmbësorësh në një fshat dhe nje mori sanksionesh nga aleatët tonë. I pabesë si me tanët ashtu edhe me të huajt./InLajmi/