Nuk ka pasur nisma për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nuk di çfare te flas. Ai zgjodhi të takohej me përfaqësues të Bosnjës dhe Hercegovinës, u tha gazetarëve Presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhet në Paris për Forumin dyditor të Paqes, transmeton InLajmi.
Sipas tij, të gjithë zyrtarët perëndimor e kanë të qartë se Kurti nuk dëshiron të formojë Asociacionin.
“Mendoj se e kanë të qartë të gjithë se Kurti nuk dëshiron të formojë Asociacionin, nuk dëshiron përparim në dialog, dhe se gjithçka tjetër ishin marifete ballkanike që funksionuan për një ose 2 ditë. Për ne është e rëndësishme të ruajmë jetën e serbëve në Kosovë, të ruajmë paqen, por nuk besoj se Asociacioni do të formohet ndonjëherë derisa Kurti të jetë në pushtet në Prishtinë”, tha Vuçiq.
I pyetur nëse ka pasur komente për kokëfortësinë e Kurtit për mospërmbushjen e marrëveshjes, Vuçiq thotë se edhe kur ka pasur, dhe se ka pasur shumë më tepër nga sa priste, nuk do ta thoshte këtë publikisht sepse, siç sqaron ai, nëse do të donin do ta thoshin vetë publikisht.
Ai sonte në Pallatin Elysee do të ketë një takim me presidentin francez Emmanuel Macron, me të cilin do të diskutojë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, shkruan Danas.
Siç tha ai, Macron pritet që ta vizitoi Serbinë në fund të vitit./InLajmi/