Një avion i vogël është rrëzuar në Greqi, në ujërat e Maleme të Kretës, pak kilometra larg aeroportit.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, viktimë kanë mbetur 2 pilotët.
Viktimat janë piloti Theodoros Pantos dhe Konstantinos Karabini. Të 2 ishin anëtarë të Aeroklubit të Athinës Perëndimore. Në të vërtetë Theodoros Pontos ishte presidenti dhe ndanin pasionin e tyre për fluturimet. Konstantinos Karabinis ishte baba i 2 fëmijëve, shkruan euronews.al.
Kujtohet se avioni është gjetur i zhytur në ujë rreth gjysmë milje detare larg plazhit në kufijtë e Malemes dhe Tavronitis, nga një mjet lundrues privat që ka marrë pjesë në hetime dhe në të cilin ndodhej një oficer i Rojës Bregdetare Greke.