Të dielën në Prishtinë zhvillohet ndeshja në mes të Kosovës dhe Izraelit në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian, përcjell InLajmi.
Por kombëtarja e cila do të jetë mysafire para nisjes për në Kosovë, është përballur me një situatë të pazakontë e aspak të këndshme.
Në qytet ka rënë një alarm për sulm me raketa, ndërsa lojtarët janë detyruar të gjejnë strehim kundrejt sulmeve me raketa.
Pavarësisht sulmit, ata shprehen se nuk do i ndal asgjë në rrugëtimin e tyre drejt kampionatit evropian.
“Asgjë nuk do të na ndalojë në rrugën tonë drejt Euro 2024” /InLajmi/
Nothing will stop us on our way to Euro 2024❗❗❗ pic.twitter.com/P51OLX6O2i
— ISRAEL FA (@ISRAELFA) November 10, 2023