Berat Gjimshiti ka shkëlqyer në ndeshjen e luajtur të enjten në mbrëmje në Europa Ligë, duke i dhënë kualifikimin për në rundin tjetër “Atalantës”.
Futbollisti shqiptarë me golin e shënuar prejt tij, i ka dhënë fitoren “Atalantës” përballë austriakëve të “Sturm Graz”, në ndeshjen e zhvilluar në Bergamo.
Mbrojtësi 30-vjeçar i kombëtares shqiptare në minutën e 50- të ndeshjes arriti të dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë zikaltërve një tripikësht mjaft të rëndësishëm, pasi aritmetikisht kualifikon për në truin tjetër skuadrën bergamaske, e cila është vetëm 1 pikë larg vendit sigurimit matematikisht të vendit të parë në grup. Goli Gjimishtti vjen në ndeshjen e 200-të të tij me skuadrën e “Atalantës”, shkruan ATSH.
Gjimshiti me golin dhe paraqitjen e të enjtes mbrëma ka dhënë sinjal të rëndësishëm edhe për kombëtaren shqiptare, duke treguar se është gati për 2 sfidat e radhës së kuqezinjve në rrugën për kuaflikimin në Evropianin e vitit të ardhshëm në Gjermani.