Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka komentuar Draftin e Asociaiconit propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.Baraliu tha se një dokument i tillë nuk meriton asnjë vëmendje dhe s’duhet pranuar pasi nuk është në përputhje me Kushtetutën.
“Një Draft i cili po interpretohet si produkt i kryeministrit, Edi Rama, apo ekspertëve të tij nuk është as në nivelin më minimal të duhur për të patur një vlerësim profesional, shkencor, dhe sidomos jo vlerësim të dobishmërisë, utilitaritetit për sa i përket Kosovës pra është një produkt toksik”“Eshtë një Draft i përpiluar përmes dhe nga njerëz të cilët dijnë të bëjnë ambinguitete politike dhe diplomatike pra shkrim shumkuptimësh dhe formulime të cilat janë jashtë orbitës reale që do të duhej të ishin pra në frymën e Kushtetutës tonë. Eshtë një dokument që nuk meriton asnjë vëmendje, as aplikim dhe as pranim” deklaroi Baraliu.