Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë Rezolutën përmes së cilës kërkohet rritja e koeficientit nga 105 euro në 129 euro, përcjell InLajmi.
Ndryshe, Rezoluta që është prezantuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së, ndërsa në seancën e së enjtes është në rend dite.
Tahiri, pas thirrjes për votim ka dhën arsyet se pse duhet të votohet rezoluta .
Postimi i plotë i tij:
Sot, në rendin e ditës e kemi Rezolutën e prezantuar nga GP i AAK-së ku kërkohet rritja e koeficientit nga 105 në 129 euro.
– Duke ditur që jemi në një situatë të rend ekonomike në vend;
– Faktin që punëtorët në administratën e shtetit menxi po e lidhin muajin me muaj;
– Duke vlerësuar që edhe raportet e fundit të Bankës Botërore po kërkojnë që të shmangët një kolaps ekonomik, vlerësojmë se: është tepër me rëndësi që sot kuvendi të votoj rezolutën ku kërkohet të rritet koeficienti nga 105 ne 129”.
Deputet, mos kqyrni majtas e djathtas por votoni, PËR.