Ambasadori amerikan Jeff Hovenier tha se koha kur do të dalë draft-statuti për Asociacionin në publik do të jetë e përshtatshme.
“Ka kohë kur do të informohet publiku…Nuk duhet të ketë kërkimfalje për biseda diskrete dhe konfidenciale nga qeveria e Kosovës në një cështje shumë sensitive. Në një kohë të përshtatshme, jam i sigurt që publiku do ta ketë draft-statutin, kjo kohë do të jetë e determinuar nga një kombinim i qeverive dhe Miroslav Lajçak”,tha ai.
Ndërkaq, ai tha se nuk ka asgjë sekrete këtu, “por negociata diplomatike, angazhime sensitive nga kmouniteti ndërkombëtar”, shkruan Express.
Hovenier tha se s’ka arsye për Qeverinë e Kosovës që të mos shkojë përpara me këtë draft-statut.