Mazhoranca abstenon në votimin e Propozim-Rezolutës për mbështetje urgjente financiare të Policisë së Kosovës, prandaj rezoluta nuk kalon vetëm me votat e opozitës kuvendare, raporton InLajmi.
Në seancë të pranishëm ishin 84 deputet, 25 votuan për, asnjë kundër ndërsa 59 deputetë të VV-së abstenuan për këtë Rezolutë.
Nuk ka kaluar as Rezoluta e propozuar nga AAK-ja për ngritjen e koeficientit të pagave.
Kjo pasi shumica e desutetëve të VV-së votuan kundër kësaj pike. Ky propozim u votua nga 28 deputetë, kurse 52 deputet votuan kundër e 4 deputet abstenuan.